Rreth nesh
- Detaje
- Categoria: Uncategorised
- Pubblicato: Hene, 02 Dhjetor 2019 10:17
- Scritto da Super User
- Visite: 2269
Zona ku ndodhet leja per shfrytezimin e mermerit ndodhet ne qarkun e Beratit, Skrapar midis fshatit Melov dhe Zaloshnje nga ku ka marre dhe emrin subjekti i licensuar "Zaloshnja Fiorentino sh.p.k"
Zona lidhet ne jug me qytetin e Corovodes me rruge automobilistike te mirembajtur e te shfrytezueshme me distance rreth 15km.
Ne banoret e ketij fshati jemi autoktone dhe kemi shtepite dhe tokat tona te trasheguara brez pas brezi.
Shtepite i kemi ndertuar me guret e ketij mali , te prere e skalitur bukur nga mjeshter te punimit te gurit nga zona jone.
Banoret e zones sone punojne dhe jetojne kryesisht me nxjerrje dhe punime te gurit dhe te mermerit qe ndodhet ne kete zone. Banoret karakterizohen nga besnikeria dhe bujaria e trasheguar nga te paret tane.
Siperfaqa e lejes per nxjerrje mermeri eshte rreth 100 ha ,dhe me rezerva te konsiderueshme per vite e breza me rradhe, kjo nga studimet qe jane bere dhe nga fakti qe ne kufi me lejen tone jane duke nxjerre mermer prej vitesh, nje firme greke dhe nje kineze.
Aktualisht ne jemi te pajisur me leje shfrytezimi te mermerit, dhe kerkojme investitore per ta shfrytezuar me interesa te perbashketa.
Shpresojme se do te gjejme gjuhen e bashkepunimit me investitor serioze e me eksperienca ne kete fushe.
Ne pergjigjemi per dokumentacionin e rregullt ligjor te licenses, marredheniet me banoret e zones, mbarevajtjen e punimeve etj., sipas kerkesave te investitorit.
Faleminderit per mirekuptimin.