Galeria

Rreth nesh

Zona ku ndodhet leja per shfrytezimin e mermerit ndodhet ne qarkun e Beratit, Skrapar midis fshatit Melov dhe Zaloshnje nga ku ka marre dhe emrin subjekti i licensuar "Zaloshnja Fiorentino sh.p.k"
Zona lidhet ne jug me qytetin e Corovodes me rruge automobilistike te mirembajtur e te shfrytezueshme me distance rreth 15km.
Ne banoret e ketij fshati jemi autoktone dhe kemi shtepite dhe tokat tona te trasheguara brez pas brezi.
Shtepite i kemi ndertuar me guret e ketij mali , te prere e skalitur bukur nga mjeshter te punimit te gurit nga zona jone.
Banoret e zones sone punojne dhe jetojne kryesisht me nxjerrje dhe punime te gurit dhe te mermerit qe ndodhet ne kete zone. Banoret karakterizohen nga besnikeria dhe bujaria e trasheguar nga te paret tane.
Siperfaqa e lejes per nxjerrje mermeri eshte rreth 100 ha ,dhe me rezerva te konsiderueshme per vite e breza me rradhe, kjo nga studimet qe jane bere dhe nga fakti qe ne kufi me lejen tone jane duke nxjerre mermer prej vitesh, nje firme greke dhe nje kineze.
Aktualisht ne jemi te pajisur me leje shfrytezimi te mermerit, dhe kerkojme investitore per ta shfrytezuar me interesa te perbashketa.
Shpresojme se do te gjejme gjuhen e bashkepunimit me investitor serioze e me eksperienca ne kete fushe.
Ne pergjigjemi per dokumentacionin e rregullt ligjor te licenses, marredheniet me banoret e zones, mbarevajtjen e punimeve etj., sipas kerkesave te investitorit.
Faleminderit per mirekuptimin.

Studimi

  1. Shkembinjte gelqerore te Kretakut te Siperm (Cr2).

Depozitimet me te vjetra qe zbulohen ne siperfaqe ne zonen Kruja jane depozitimet karbonatike te Kretakut. Keto depozitime karakterizohen nga ndryshime te theksuara faciale. Nga studimi i mikrofacieve rezulton qe ne pjesen verilindore te zones Kruja, pergjithesisht karakteristikat faciale jane te njejta dhe i perkasin fades se ceket (neritike e brendshme). Ndersa ne pjesen jugperendimore, ne nenzonen e Tomorit (ku perfshihen strukturat e Tomorrit, Kulmakes, Qeshibeshit e Melesinit) facia eshte kalimtare me bashkesi faunistike bentosike dhe planktonike (neritike e jashtme).

(Foto e marre ne një karriere ngjitur me zonen e licensuar) Ne zonen Kruja depozitimet karbonatike pergjithesisht i takojne Kretakut te siperm. Nga studimet tematike ne prerjen e Tomorrit, mbeshtetur ne pranine e Orbitolinidae dhe gfaqies se Rudisteve dhe Pithonella ovalis, jepet nje trashesi prej rreth 380m. qe mund t'i takoje Kretakut te poshtem. Po keshtu ne prerjen e Devrise (antiklinali i Kulmakes) dhe te Qeshibeshit ne pjesen e poshtme te prerjes eshte percaktuar nje trashesi prej rreth 350m. me Orbitolina, Hedbergella dhe Pithonella ovalis qe tregojne per pranin e Kretakut te poshtem. Ne harten gjeologjike, per mungese te hartografimeve, kjo trashesi eshte perfshire ne Kretakun e siperm.. Keto depozitime takohen ne te gjitha strukturat karbonatike te zbuluara ne siperfaqe, duke filluar nga strukturat e Renc-Kakariqit ne veri, ne te Dajtit, Makareshit, Letan, Tervoll, Tomorr-Kulmak deri ne Melesin (Leskovik) ne jug.

Ne nenzonen e Tomorrit (Tomorr, Kulmak, Qeshibesh e Melesin) keto depozitime perfaqesohen nga facie e perziere. Sig theksuam me larte ne prerjen e Tomorrit pjesa e poshteme perfaqesohet nga nje pako dolomitike pa faune e cila me qe neneshtrihet poshte gelqeroreve biokllastike me stralle te Albian-Cenomanianit interpretohet si e Kretakut te poshtem. Dolomitet paraqiten masive pa shtresezim, rralle te nderthurur me dolomite shtrese trashe. Dolomitet kryesisht jane kristalike, rralle takohen dhe dolomite copezore deri brekcoze. Siper dolomiteve vijon prerje suksesive e gelqeroreve biokalkarinite me stralle, ku jane percaktuar: Orbitolina sp., Sellialveolina viali, Orbitolinopsis capusensis, Cisalveolina fallax, Pithonella ovalis, Hedbergella, etj. qe deshmojne per nje moshe nga Albiani deri Turonian. Pra mosha e pakos dolomitike, qe kap nje trashesi rreth 380m., rezulton para albiane, por jo me e vjeter se Kretaku i poshtem.

Ne gelqeroret mikritike e biomikritike te nderthurur me linza e konkrecione silicoresh, qe vijojne me siper, krahas formaninifereve bentosike si : Miliolidae, textularidae, Cuneolina, Accordiella conica, montcharmontia apeninica, Discocyclina schumbergeri, orbitoides media, Rudistae e Gastropoda jane ndeshur dhe mikrofacie me formaninifere planktonike te pasur me Globotruncana ku jan epercaktuar; Globotruncana area, G. gr. lapparenti, G. Ventricosa, Heterohelicidae, etj., qe i perkasin zonave Rossita fornicata - Globotruncanita stuartiformis deri Abathomphalus mayaroensis. Ne prerjen e Devrise dhe Qeshibeshit krahas zonave planktonike jane vecuar dhe ekujvalentet e tyre bentosike (zonat CsB1 deri CsB7). Ne prerjen karbonatike te struktures me jugore te kesaj nenzone (Melesinit) zbulohet nje trashesi prej 200 m gelqeroresh mikritike e biomikritike analoge me ata te zones Jonike (Yzeiraj D., etj. 2001) e ku vecohen zonat : Rossita fornicata - Globotruncana stuartiformis, Gansserina gansseri dhe Abathomphalus mayaroensis, qe datojne katet Kampanian dhe Maastriktian te Kretakut te siperm. Faktet e mesiperme tregojne se nenzona e Tomorrit i takon nje facie kalimtare dhe qe ne drejtim te jugut baseni behet gjithmone e me i thelle.

2. Rezervat Gjeologjike te llogaritura.

*

Koeficenti i shfrytezimit te ketyre rezervave luhatet nga 0.25 deri ne 0.35.
Rezervat e undshme te mxjerrshme jane mbi 43.618.750 m3.
Nese prodhimi do te jete 10.000 m3/vit jetegjatesia e karrieres do te jete mbi 4361 vjet.
Per nje nje shfrytezim maksimal prej 25.000 m3/vit jetegjatesia e karrieres do te jete mbi 1744 vjet

3.Vetite fiziko mekanike te shkembinjeve.

Jane studjuar nga ana petrografike fiziko - meknike dhe gjeokomike kampionet e marra ne zonen e kerkuar per shfrytezim.
Keto te dhena petrografike fiziko - meknike dhe gjeokomike jane marre nga burimi ligjor nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore (AKBN) Drejtoria Minerare me nr INV .302 me nr projekti 2972.
Nga analizat kimike te mostrave te marra ne terren rezultojne keto parametra:

CaO

54.55%

AI203

0.23%

Fe203

0.11%

MgO

1.14%

H.K

43.30%

Si02

1.45%

S03

0.02%

Mbetje patreteshme

0.50%

*

Masa vellimore (?)

2.67 gr/cm3

Masa specifike (?)

2.78 gr/cm3

Rezistenca ne shtypje (Rsh)

500- 700 kg/cm2

*

Nga analiza e vetive fiziko - mekanike te mostrave te marra ne terren rezultojne keto parametra:

*

4.Kushtet tekniko e minerare.

Ojekti shfrytezimit te gelqeroreve ndodhet ne siperfaqe.
Zona e kerkuar per shfrytezim ka mbulese te pakonsiderueshme dhe bimesi te shkurter, zona eshte siperfaqe e cveshur guri gelqeror, ne vende te vecanta ka njolla bimesie ahu te larte.
Meqenese mbulesa me shkembej te eroduar eshte e vogel nuk do te behet zbulim ne karjere, keto mbetje do te depozitohen ne sheshin e depozitimit te mbetjevee prane objekteve te subjektit dhe do te perdoren pershtrim rrugesh.
Zona e kerkuar per projektim ka forme te rregullt katerkendeshe.
Kuota me e larte e projektuar per shfrytezim do te jete +1250m dhe kuota me e ulet +1150m Formacionet shkëmbore mbi të cilat do të zhvillohet veprimtaria minerare, klasifikohen ne grupin e I-re (shkembinj te forte), me rrezistence ne shtypje deri 250 bar.
Janë rrezistentë kundrejt grryerjes së tyre prej ujrave apo veprimeve mbi to, të agjentëve të ndryshem atmosferikë.
Qendrushmeria e tyre ne shpatet e pjerrëta eshte e madhe, kur ato jane masive. Nisur nga keto tregues ky objekt ka kushte te mira tekniko minerare.

4.1 Zgjedhja e menyres se shfrytezimit.

Zgjedhja e menyres racionale te shfrytezimit dhe njekohesisht zgjedhja e drejte e pajisjeve minerare eshte bere duke u nisur nga lloji i mineralit qe ne rastin tone eshte gur gelqeror i mermerizuar, vetite fiziko mekanike te tij, forma e objektit dhe konditat hidrogjeologjike
Vendburimi i gurit gelqeror te mermerizuar ndodhet ne siperfaqe. Pako produktive e tyre ndodhet e zhveshur dhe ne disa vende e mbuluar pjeserisht me nje shtrese toke vegjetale me trashesi te paperfillshme e cila do te hiqet per te bere zbulimin e gureve dhe do te depozitohet ne vendin e percaktuar.
Trasimin i transhese (Rruges automobilistike) eshte bere brenda kerkesave teknike per funksionimin normal te saj dhe do te jete brenda zones. Vendburimi eshte i vendosur ne nje terren kodrinor- malor i cili krijon kushte shume te pershtatshme per shfrytezimin me qiell te hapur (karriere) dhe nuk ka asnje problem per heqjen e ujrave pasi shfrytezimi ne fazen pare perfundimtare llogaritet qe po projektojme per nje afat 25-vjecar dhe llogaritet te jete 1150m deri +1250m.
Pra shfrytezimi i gureve gelqerore do te behet me qiell te hapur (karriere) me shkalle te lartesise 10m.
Pjerresia e favorshme e shpatit ben te mundur shfrytezimin nga njekohesisht ne disa shkalle si drejtim nga lart poshte, ku me rritjen e lartesise shtohet numri i shkalleve ne shfrytezim duke ruajtur pjerresine e shpatit te shkalles 70o dhe ate te shuarjes se karieres 60o, ku sheshi baze eshte + 1150 m mbi nivelin e detit. Pra shfrytezimi do te kryhet nga lart poshte, nga horizonti +1250 m dhe do te perfundoje ne horizontin +1150m. Perfundimisht shfrytezimi do te behet me punime siperfaqesore, kariere

4.2 Sistemi i shfrytezimit.

Sistemet e shfrytezimit qe perdoren ne karriera jane:
1. Sistemi i shfrytezimit i thjeshte pa transport.
2. Sistemi i shfrytezimit me transport me perdorimin e automjeteve.
Ne zgjedhjen e sistemit te shfrytezimit jane marre parasysh keta faktore:
* Menyra e kryerjes se punimeve te zbulimit.
* Menyra e ngarkimit e transportit te sterilit.
* Tipi i mjeteve te transportit qe do te perdoren.
Ngarkimi i sterilit si deri me tani do te behet me ekskavator me kapacitet kove 1 m3.
Transporti i sterilit do te behet me automjete veteshkarkuese.
Bazuar ne faktoret e mesiperm sistemi i shfrytezimit qe do te perdoret si deri me tani ne kete karriere do te jete me transport me automjete dhe depozitimin e sterilit ne stiva te brendshme ne veriperendim te karrieres.
Sterili qe do te dale nga punimet e zbulimit, do te ngarkohet ne automjete me anen e ngarkuesit dhe do te transportohet ne vend-depozitimet brenda kufijve te karrieres.
Shfrytezimi do te vazhdoje nga lart-poshte.
Kjo menyre lejon ne rradhe te pare zhvillimin e rregullt te punimeve, persa i perket shkalles se sigurise ne pune si dhe krijon mundesi per te punuar jo vetem ne nje shkalle por ne disa njekohesisht.

4.2.1 Elementet e sistemit te shfrytezimit

*

Lartesia e shkalles ne karriere:10 m.
Gjeresia e sheshit te punes: 10-15 m deri 25-30 m.
Kendi i skarpates se shkalles: 70-72o.
Gjeresia e shesheve te sigurise : 3m
Ngarkimi dhe transporti : te mekanizuar.
Rrezimi i gurit gelqeror te mermerizuar: perdorim te lendes plasese.
Prodhimi ditor guri total: 8.41m3 /dite
Preodhim ditir blloqesh guri te mermerizuar : 3.79 m3/dite
Prodhim bloqesh guri te mermerizuar: 3.78 m3/dite



 

  • 4.2.2 Radha dhe drejtimi i shfytezimit

 

*

Rradha e shfrytezimit do te jete nga lart-poshte (horizonti + 1250 m deri ne +1190 m).


4.2.3 Drejtimi i shfrytezimit.

Drejtimi i shfrytezimit pergjithesisht do te jete nga qendra per ne drejtim te kufirit kufirit juglindor. Shfrytezimi edhe ne horizontin + 1240m do te filloje ne gjysem transhet te shkurter sic e theksuam tek varianti i hapjes., Horizonti i poshtem ashtu si i mesipermi do te zhvillohet sipas izoipsit te terrenit me pjerresi 3-5%o po sipas te njejtit drejtim shfytezimi Shfrytezimi ne vitin e pare do te vazhdoje ne horizontin +1250 deri sa te perfundoje dhe pastaj do te kalohet ne horizontin +1240m. Sic kemi argumentuar me siper kjo eshte menyra me e favorshme e shfrytezimit me qiell te hapur.

Certifikatat e bashkengjitura

Shkarkoni pdf

previous arrow
next arrow